KreuAktualitetiNoka_"Prokuroria e Përgjithshme quan organizatë kriminale tre të arrestuar për hashash, por...

Noka_”Prokuroria e Përgjithshme quan organizatë kriminale tre të arrestuar për hashash, por jo drejtorët e bashkisë së Tiranës”.

Flamur Noka, reagoi pas protestës së mbajtur sot para Bashkisë Tiranë, në lidhje me skandalin korruptiv të dosjes “5D”, ku përfshihen 8 drejtorë të kryebashkiakut Erjon Veliaj, teksa komentoi edhe reagimet e selive diplomatike në kryeqytetin shqiptar.

Ai tha se Prokuroria e Përgjithshme quan organizatë kriminale tre të arrestuar për hashash, por jo drejtorët e bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me reagimin e SHBA dhe BE në lidhje me tensionet edhe molotovin e hedhur në portën hyrëse të godinës së bashkisë, Noka u shpreh se edhe ndërkombëtarët duhet të mirëkuptojnë irritimin kur qytetarët e Tiranës janë qytetarët më të vjedhur nga një skemë shtetërore.

“SPAK mban të burgosur tre vetë që kanë pirë hashash dhe i ka në akuzë si organizatë kriminale, ndërsa këta drejtësia me regji nuk i quan organizatë kriminale. Lind nevoja drejtësinë ta bëjmë vetë ne, qytetarët. A mund të mendohet në një vend të Europës që një organizatë e tillë të mos akuzohet si e tillë nga drejtësia?

Policia lëshohet pas protestuesve si banditë. Qytetarëve u ngelet të marrin në dorë fatet e veta. Nuk do të ndalemi në këtë rrugëtim, protestat do të jetë të vazhdueshme derisa e drejta të shkojë në vend”, tha midis të tjerash Noka.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit