Pantiç- Kritika të ashpra ndaj përfaqësueses së Greqisë Dora Bakojanis për Kosovën, shkruajnë mediat greke
I fortë ka qenë edhe reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq: “Për herë të parë në histori, propozohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës me diçka që nuk është shtet dhe nuk i plotëson kushtet elementare në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Përkundrazi, tash e 11 vjet refuzon të formojë Bashkimin e Komunave Serbe, që është obligim i saj ndërkombëtar dhe zbaton politikën e terrorit ndaj popullit serb dhe spastrim etnik. Me këtë vendim të imponuar nga shtetet e fuqishme po cenohen themelet e Këshillit të Evropës dhe rendi juridik ndërkombëtar”.
Raporti u miratua me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime pas tre orësh debat dhe më shumë se 65 ndërhyrjesh. Nga Greqia, Dora Bakojanis, Giorgos Stamatis, Anna Efthymiou dhe Evripidis Stylianidis (ND) votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Organizatë. Nina Kasimati (SYRIZA) hodhi një votë negative. Mungonin Alexis Tsipras dhe George Papandreu.(In.News)

