Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiNON GRATA/ SHBA “surprizon” Dodik pak para inaugurimit të Trump, sanksionon mbështetësit...

NON GRATA/ SHBA “surprizon” Dodik pak para inaugurimit të Trump, sanksionon mbështetësit e tij

NON GRATA/ SHBA “surprizon” Dodik pak para inaugurimit të Trump, sanksionon mbështetësit e tij

Në ditën kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, departamenti i thesarit vendosi sanksione ndaj një individi dhe kompanie në Bosnjë Hercegovinë, duke i akuzuar se mbështesnin familjen e Milorad Dodik, Presidentit të Republikës Srpska. Megjithatë, duket se “surprizat” nuk kanë mbaruar. Pak para inaugurimit të mikut të tij si president, Dodik ka marrë “goditjen” e radhës. Shtetet e Bashkuara vendosën sërish dje sanksione ndaj tre individëve dhe katër subjekteve që janë pjesë e rrjetit të patronazhit të Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik dhe mundësojnë përpjekjet e vazhdueshme të familjes Dodik për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se ky veprim përfshin gjithashtu sanksionimin e Stasha Kosharacit, një politikan nga Bosnja dhe Hercegovina, që shërben si një mbështetës kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodikut. Qeveria amerikane e ka sanksionuar më parë Dodikun për, ndër të tjera, përfshirje në korrupsion. “Për vite me radhë, Dodiku e ka shfrytëzuar pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Igor Dodik.

Ky korrupsion ka dëmtuar besimin e publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës dhe sundimin e ligjit. Rrjeti Dodik ka vazhduar përpjekjet e tij të qëllimshme për të anashkaluar sanksionet amerikane duke manipuluar strukturat e menaxhimit dhe duke riregjistruar kompanitë e sanksionuara me emra të rinj”, thuhet në njoftimin e DASH-it. Kjo është hera e katërt vetëm brenda këtij viti që Shtetet e Bashkuara sanksionojnë individëve dhe kompani që sigurojnë pasuri për udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe familjen e tij.(OM.Press)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments