KreuAktualitetiNotis Sfakianakis ka folur për herë të parë pas shumë kohësh në...

Notis Sfakianakis ka folur për herë të parë pas shumë kohësh në kamerën e emisionit “To Proino” të premten e 20 shtatorit.

Fjalët e para të Notis Sfakianakis pas shumë kohësh – Nuk po kthehem, as nuk kam arsye të publikoj këngë të reja

Notis Sfakianakis ka folur për herë të parë pas shumë kohësh në kamerën e emisionit “To Proino” të premten e 20 shtatorit.

Këngëtari i njohur, i cili i është larguar pistave që prej vitit 2020, ka sqaruar se nuk do t’i rikthehet performancave live. Madje, ai tha se ndjen se bota nuk e kupton dhe se nuk është në planet e tij të publikojë këngë të reja pasi nuk ka publikun e duhur për t’iu drejtuar.

Konstantinos Sfakianakis kishte thënë për “Proino”:  “Me dajën flas rregullisht, së fundmi ishim sërish bashkë. Ai nuk ka ndërmend – të paktën në planet e tij të afërta – të shfaqet. Kam frikë se në të ardhmen nuk do të shfaqet as ai, por vetëm ai e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin ai nuk ka plane të tilla. Është gënjeshtër se ai ka shkruar këngë në karantinë. Në parim daja nuk shkruan këngë, ia shkruajnë, edhe në abstinencën që ka bërë. Më dërgojnë këngët që t’i jap për t’i dëgjuar”.

Konstantinos Sfakianakis kishte shtuar se ekziston mundësia që këngëtari të mos i kthehet më këndimit grek:

“Kam shumë frikë se mund të mos shfaqet. Kur u takuam ai më tha se ishte në ankth social. Uroj dhe shpresoj që unë dhe shumë njerëz nga sa e imagjinoj do të ndryshojnë në një moment. Është një mikrob që nuk del aq lehtë, në rregull nuk e kanë marrë kaq gjatë ndër vite. Në një moment, ai do ta kthejë të gjithë këtë dhe ne do ta shohim përsëri në pista”.

(Diaferitiko)

Viki Jano_ Athinë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit