KreuAktualitetiNuk do pritej mirë nga shqiptarët. “Low cost” drejt fundit, së shpejti...

Nuk do pritej mirë nga shqiptarët. “Low cost” drejt fundit, së shpejti s’do të ketë më “bileta të lira”

Nuk do pritej mirë nga shqiptarët. “Low cost” drejt fundit, së shpejti s’do të ketë më “bileta të lira”

Epoka e fluturime “low cost” me bileta 30, 20 apo madje 10 euro mund të jetë drejt fundit. Kjo për shkak të ndotjes së lartë të prodhuar nga avionët, shoqëruar nga “bombardimi” i qyteteve kryesore nga turistë që shpenzojnë pak.

Propozimi i ministrit francez të Transportit për vendosjen e një çmimi dysheme për fluturimet në eurozonë Clement Beaune pritet t’i kalojë për shqyrtim institucioneve të Bashkimit Euroian..

“Në fakt ka qenë një lëvizje para pandemisë me qëllim uljen e turistëve “low cost” në qytet kryesore, por që u ndërpre nga Covid-19,” shprehet Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Shqipëria është një nga shtetet me rritjen më të fortë të transportit ajror këtë vit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve. Shtimi i shpejtë i veçanërisht fluturimeve të lira po afron më shumë turistë të huaj në vend, ecuri që mund të cenohet nga fundi i biletave “low cost”.

“Sigurisht që ndikimi i çmimeve është i pamohueshëm, por Shqipëria është duke synuar turizmin elitar ndaj në këtë drejtim në afatmesëm përfitimet mund të jenë shumë më të mëdha.”

Të dhënat tregojnë se aktualisht 2 në 3 pasagjerë udhëtojnë çdo ditë me bileta “low cost” nga Aeroporti Ndërkombëtar, “Nënë Tereza”

Nëse do aprovohej ky propozim do binte ndjeshëm fluksi i udhëtimeve nga njerëzit “e zakonshëm”, të cilët nuk e kanë luksin të shpenzojnë shumat e biletave jashtë kësaj kategorie.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit