“Nuk dua të iki nga kjo botë me para në bankë”, pronari paguan shkollën e fëmijëve të punëtorëve të tij.
Vinicio është një binzesmen 80 vjeçar nga Caltrano, provincë e Italisë me rreth 2500 banorë dhe është pronar i kompanisë “Rivit Spa” me të cilën prodhon çelik special, shkruan National news 24.
Çeliku i prodhuar nga kompania e Vinicios përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.Por, 80-vjeçari Vinicio ka vendosur që pasurinë e tij të mos e “ndryshkë” në banka.
Ai tha për Il Messaggero: Nuk dua të iki nga kjo botë me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë!”
Kështu, italiani u ka ofruar 150 punëtorëve të tij ndihmesë për pagesën e shkollimit të fëmijëve të tyre.
Me vendim të vetë Vinicios, pasuria e tij është ngrirë në bankë dhe ai paguan rreth 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij, duke nisur që nga çerdhja, kopshti e deri në universitet.
Imagjinoni të ndodhte diçka e tillë në Shqipëri, vëndin ku pronarët kënaqësinë më të madhe e kanë kur të vonojnë pagesat!
@NewsIn.Al

