KreuKulturë / ArtVIKTOR EFTIMIU (Drama e tij) "NJERIU QE PA VDEKJEN ME SY"/ Av.Edmond...

VIKTOR EFTIMIU (Drama e tij) “NJERIU QE PA VDEKJEN ME SY”/ Av.Edmond Petraj

VIKTOR EFTIMIU
(Drama e tij)
“NJERIU QE PA VDEKJEN ME SY”
(Ne te njejten kohe sa homazh, aq nderim e kujtese per autorin e kesaj drame, te miredegjuarin, Viktor Eftimiu, autor rumun, por me origjine nga nje familje vllahe nga Boboshtica e Korces. Nga ajo vazhde atdhetare-patriotike qe fillonte me Naum Veqilharxhin, autorin e “Evetarit”, 1836, vazhdoi me Asdrenin, (Aleksander Staver Drenova, po nga Drenova-korcare, autori i tekstit te
Himnit tone Kombetar). Me vone ne Rumani shkuan edhe nga Fieri, si babai i Filip Koraqes, shkoi nje nga Saqellaret e Kolkondasit e tjere. Atje, pra, ne Rumani, gelonte nje levizje kulturore-atdhetare shqiptare qe me pare, ne kohen e Rilindjes sone Kombetare. Ne Bukuresht u shtypen disa nga veprat e Naimit dhe te Sami Frasherit, ne vitet 1886-1889.
Kjo drame fantastike-skenike, “Njeriu qe pa vdekjen me sy”, shfaqur kohe me pare edhe nga trupa e Teatrit tone Popullor, ne Tirane, rrok nje teme sociale me fryme te thelle problemore dhe aktuale. Tema e drames eshte: Te besh mire e te gjesh keq. Vepra skenike ne fjale ka nje subjekt te thjeshte. Nje qytetar, familjar i denje e qytetar fisnik, ka dale ne breg te lumit te peshkoje, ne nje dite pushimi. Aty, pra ne breg te lumit, sheh nje njeri, qe orvatej te mbytej. Qytetari-peshkatar ben gjithcka dhe, ne fund, e shpeton tjetrin nga mbytja. Per bamiresi e merr ne shtepine e tij, i ben dush, e nderron me teshat e tij dhe i jep per te ngrene. Por, c’ndodhi? Ky miku na i kthehet bamiresit e i kerkon llogari qe, pse e shpetoi? Tani ky te pergjigjej per jeten e tij, pra, ta mbante ne familjen e tij e ta ushqente. Ketu fillon edhe konflikti artistik ne kete veper aq te gjetur e te realizuar nga Viktor Eftimiu. Pra, vepra demaskon njeriun parazit, dembel e te paskurpullt qe, miresine e tjetrit e kthen ne kurth per te realizuar synimet e tij meskine dhe te ulta. Ne vijimin dramatik-skenik, ai shkon deri atje sa t’i veje syrin vajzes se bamiresit, si tek Tartufi i Molierit. T’i veje syrin e prones se tij. Shkurt, si themi ne, shqiptaret, ti i jep gishtin, ai te merr krahun. Problematika e kesaj drame me rezonance bashkekohesie eshte nje veper skenike me vlera te medha edukative, qytetarie dhe filozofike. Nderim per autorin e saj, bashkekombesin tone dhe bashkekomunitetarin tone vllah, Viktor Eftimiu! (Av.Edmond Petraj)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit