KreuAktualitetiNuredin Dumani dhe Erion Alibej përballen në GJKKO: I qëndrojmë dëshmive që...

Nuredin Dumani dhe Erion Alibej përballen në GJKKO: I qëndrojmë dëshmive që kemi dhënë

Nuredin Dumani dhe Erion Alibej përballen në GJKKO: I qëndrojmë dëshmive që kemi dhënë

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është duke u mbajtur seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”, ku janë ballafaquar më kokë mes dy bashkëpunëtorët të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Mësohet se Alibej dhe Dumani janë përballur në lidhje me vrasjen e Talo Çelës, Bujar Çela në Bradashesh të Elbasanit.
Sipas raportimeve, dy të penduarit kanë konfirmuar qëndrimet e tyre, të dhëna për prokurorët e SPAK.

Unë i qëndroj plotësisht deklarimeve që kam dhënë,” mësohet të ketë thënë Dumani.

Ndërsa të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Erion Alibej: “Po i qëndroj deklarimeve”.

Bëhet me dije se përballja e tyre, bëhet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vlerësuar dëshmitë e tyre në këtë proces

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit