KreuAktualitetiOpozitë "bolshevike"! Revolucioni i karrigeve, përjashtohen nga Kuvendi 3 deputetë opozitarë.(2 përfaqësojnë...

Opozitë “bolshevike”! Revolucioni i karrigeve, përjashtohen nga Kuvendi 3 deputetë opozitarë.(2 përfaqësojnë Rrethin e Korçës))

Opozitë “bolshevike”!

Revolucioni i karrigeve, përjashtohen nga Kuvendi 3 deputetë opozitarë.(2 janë të Korçës)

Socialistët kanë vendosur të përjashtojnë nga seancat parlamentare për 10 ditë deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Vendimi është marrë nga Sekretariati i Etikës në Kuvend.

Shkaku për të cilin është kërkuar përjashtimi i këtyre deputetëve është se “penguan zhvillimin e rregullt te punimeve plenare, duke larguar nga vendet karriget e deputetëve te mazhorancës dhe vendosur si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar si dhe duke përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit” thuhet në shkresën që socialistët i dërguan kuvendit.

Më tej në shkresë detajohen veprimet e Ervin Salianjit si ndezja e flakadanit dhe momenti kur ai ka hedhur një karrige në drejtim të gardistit që i mori tymuesen.

Opozita po proteston në parlament dhe në Kryesinë e Kuvendit kundër bllokimit të komisioneve hetimore nga mazhoranca dhe për një përfaqësim në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit