Ora tetë është fjalëkalimi
Je një mediokër, që nuk di të bësh asgjë dhe nuk arrin të shkruash një shkresë si duhet dhe ke frikë se dikush e dënon mediokritetin tënd, ora tetë është fjalëkalimi. Paraqitu në orën tetë në punë dhe mediokriteti yt zhduket në çast.
Je një spiun, që nuk di të bësh gjë tjetër veçse të raportosh kush takoi kë dhe kush i foli kujt dhe ke frikë se dikush e dënon spiunllëkun tënd, ora tetë është fjalëkalimi. Paraqitu në orën tetë në punë dhe spiunllëky yt zhduket në çast.
Je një i paaftë, që bën punën çorap nga paaftësia jote dhe ke frikë se dikush të dënon për paaftësinë që ke, ora tetë është fjalëkalimi. Paraqitu në orën tetë në punë dhe paaftësia jote zhduket në çast.
Je një servil, që lëpin këpucët e autoritetit dhe ke frikë se dikush të dënon për servilizmin tënd, ora tetë është fjalëkalimi. Paraqitu në orën tetë në punë dhe servilizmi yt zhduket në çast.
Je një i korruptuar dhe i fryrë prej bakshisheve dhe ke frikë se dikush të dënon për bakshishin tënd, ora tetë është fjalëkalimi.
Paraqitu në orën tetë në punë dhe korrupsioni yt zhduket në çast.
E nëse nuk je as mediokër, as spiun, as servil, as spiun dhe as i korruptuar kjo nuk do të thotë se duhet t’i kthesh shpinën orës tetë sepse ora tetë është gjithçka dhe nuk duhet t’i kursesh lajkat për orën tetë, nëse nuk do të kalosh një stinë në ferr.
Post Scriptum- Ora tetë është fjalëkalimi për të aministuar çdo ves.
Elona Caslli
@NewsIn.Al