KreuKulturë / ArtPa gjymturë… .!/BLERTA BELLIU

Pa gjymturë… .!/BLERTA BELLIU

Serish ne rrokjen e ketij qyteti gumezhin legjenda e nje shekulli kalimtar.
Cdo gje s’ka domethenie tjeter pervecse episode te shkruara keq gati-gati ne perseritje .
Dikush ne nje cep lutet per ate qe do ngelet pas . Dikush braktis ate qe do per ate qe s’do ta njohe kurre . Dikush shkrep nje poze , mban nje ligjerate , vret nje mize , leviz baluken, . Te tille jemi ne, perserites . Nuk mungojne kurre takat ,llustrat , parfume qe thurrin epshe bastarde . Te urritur ,zorerinj , dama , egoiste, te ditur, llafazane , ku bashkohen ne bulevard si mjerane ne nje biografi te perbashket . Ketu vuajne te gjithe ata qe shnderisin e ata qe nen nje drite te lodhur mbulojne fytyren me duar . Miqte nuk dine me te lexojne syte , kane harruar te ndalen para te tjereve e te degjojne edhe presjen e nje fryme te lodhur .
Kane harruar t’ju bashkohen njerëzve ,te ecin me hapa te pallogaritur . Kane harruar t’u buzeqeshin te panjohureve e te pershendesin miqte e vjeter pa u gozhduar ne mllefe e hatermbetje. Kane harruar te jene te thjeshte pa rene ne tone ekzagjerimi , me mimikat e ekzagjeruara te nje ekrani te pacipe. Kane harruar perkedheljet e dikurshme te njerezve te çmuar qe sot i shohin te vjeter . Kane braktisur bardhesine e te moshuareve qe as perralla nuk tregojne me, e kjo zvendesuar me nje vandalizem te pakuptimte.
E prap te urritur ku dora e lypsit shtrihet nje nje qoshe e duron cdo dhimbje . Dikush perkulet e me pas tallet duke hequr doren nga monedha e xhepit.Disa falin , disa nuk falin duke nxituar per ne kafenene e rradhes . Indiferent! Pa kuptuar lutjen per hapa te ngadalte. Jeta ketu mbetet nje kohe teatrale , nje kohe e tepert per gjera te kota qe ngjiten ne shtat . Fitorja e te gjitheve do te vije kur nje dore te jete e mbajtur mes duarsh , nje krah i hedhut mes shpatullash , nje distance e kthyer ne prekje , nje dite larg nevojes per te qene i pari , per te dalluar .
E DERI ATEHERE KY QYETET NGELET PA LEVIZUR ASNJE GJYMTYRË!

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit