Pa ty…
Në tavolinën e kopshtit, shtrydh orë, pambarim.
Nuk i duroj, më, njerëzit, qentë dhe insektet.
Vetmia e ngeshme, që s’më ndahet, kënaqet me pak:
Veç dy gota verë, një tavëll duhani dhe pak frymë vjeshte…
Mbi kokën time degët e rënduara të kumbullës
Pikojnë dhimbshëm kokrra të pjekura kujtimesh.
Me zë dhe pa zë bisedoj parreshtur me boshin tënd.
Tej vështrimit tim të turbullt, ndehet kaosi i absurdit
Të ditëve të nesërme që kanë frikë të më afrohen…
A. Balli

@NewsIn.Al

