HomeAktualiteti"Paçavuret"… S'ngopen së shari Greqinë, filluan dhe me emigrantët…/ ILIR JANO

“Paçavuret”… S’ngopen së shari Greqinë, filluan dhe me emigrantët…/ ILIR JANO

“Paçavuret”…
S’ngopen së shari Greqinë, filluan dhe me emigrantët…/ ILIR JANO

Ka ditë që nëpër portale qarkullon një përrallë me ” këmbka dhe doçka” , si i themi ne korçarët, për një familje kosovare që jeton në Gjermani dhe një familje emigrantësh qe jetojnë ne Greqi.
Një shkruese pa asnjë lloj etike, i ve përballë të dyja këto familje në një tavernë në bregdetin shqiptar… Kuriozja e fillon përgjimin e saj me mashtrimin e parë, duke thënë se të dyja këto familje kishin nga 25 vite emigrim(se ku i numëroi vitet, kjo e Shikut e di) … dha paçavurja vazhdon mashtrimin me porositjen e kafesë në mbrëmje, për të vazhduar pas kafesë me darkën dhe muzikën live! Atje shpërthen kultura e kosovarëve mbi atë të emigrantëve shqiptarë… imagjinoni një femër që si mace pa bisht, futet poshtë tavolinave të njerëzve dhe përcakton kulturën e tyre?!
Dy familje që darkojnë në muzikë live me kafe ekspres, akullore dhe femijë…?! Dhe pastaj ve pikën mbi i, kur i ndjek prapa dhe familjet që largohen me makinat e tyre, kosovari me Audi Q7 te vitit 2015 dhe emigranti i varfër shqiptar me Tojota te 1997-ës…
Çfarë ti thuash kësaj përgjuese? Çfarë qellimi ka shkruesja me këtë mashtrim ordiner? Si ka sy e faqe kjo të etiketojë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi? A ju afrohet kjo shkruese në kulturë shqiptareve në Greqi? Mund të ketë dhe ka ndonjë çift që sillen dhe kështu, por po t’ ju shikosh çertifikatën e lindjes atyre me siguri janë bashkëfshatare të përgjueses…(Shumë respekt për fshatarët… e kam për mentalitetin) )
Të duhet shumë ujë për të larë atë gojë zonjë dhe një det i tërë që të zesh në gojë fëmijët e emigrantëve!
Sa për makinat, këtej jane si puna e miellit… emigrantët në Greqi, punojnë, djersijnë, bëjnë aktivitete me muzikë shqiptare, greke dhe të çdo kombësie… kurse miellin e përdorin për lakror, kek ose byrek…
Deri në Tojota të shpie ky miell zonja konstatuese, përgjuese… ose korçarçe PAÇAVURE!!!
Pa respekt për ju dhe shume respekt për kosovarët dhe emigrantët shqiptarë ne Greqi dhe kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!

#Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments