KreuAktualiteti“Paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e...

“Paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para dhe makina luksoze dhe apartamente miliona euro. Ky është sfondi i botës së krimit që ka gjetur strehë në Dubai.

News 24 ka publikuar pamje nga brenda parajsës së krimit në Dubai, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare.

Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale.

Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit.

Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje.

Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit