I panderuar patronazhist!
Mos u lodh kot me mua!

Kërko të mbash nën patronazh ndonjë tjetër që të ta njohin si meritë politike.
Kjo strukturë qelizore- siç historikisht e ka ndërtuar partia-shtet, mes shumë problemeve, fut dasinë mes njerëzve; me gjasë, “të mirët” kundra “të këqinjve”, të majtēt kundra të djathtëve e po të përdor terminologjinē e preferuar të patronazhistëve, përparimtarët kundra reaksionarëve. E këtu, edhe pse më ndërmenden praktikat e shkollës 8-vjeçare të brezit tim, më rrëshqet kuptimi i fjalës -patronazh- duke e zgjeruar celulën kuptimore.
NEWSIN. AL

