Paqe…Besim…Dashuri…Shpresë!!!

Katër qirinj po shkriheshin dalngadalë…Vendi ishte aq i qetë sa mund të dëgjoheshin bisedat e tyre. Qiriri i parë tha:
Unë jam Paqja.
Por njerëzit nuk mundet të më pranojnë. Besoj se s’më ngelet gjë tjetër veçse të vazhdoj të shuhem…dhe kështu u fik…
Duke vazhduar qiriri i dytë tha:
Unë jam Besimi.
Fatkeqesisht nuk duhem më askund…
Njerëzit nuk duan më t’ja dinë për mua, ndaj nuk ka arësye të mos fikem…sapo mbaroi, një puhizë e lehtë ajri mjaftoi per t’a shuajtur…
Shumë i tronditur, qiriri i tretë foli sipas rradhës:
Unë jam Dashuria.
Nuk kam forcën për të qëndruar ndezur. Njerëzit nuk më kushtojnë më vëmëndje dhe nuk e kuptojnë se sa e domosdoshme jam. Ata urrejnë edhe ata që i duan më shumë…dhe pa mbaruar mirë fjalën u shua…
Papritur një fëmijë hyn në dhomë dhe shikon tre qirinjtë e fikur…I trembur nga errësira tha:
Cfarë bëni?? Duhet të rrinë gjithmonë të ndezura…unë kam frikë errësirën!!! Duke parë lotët e vogëlushit, qiriri i katërt i foli me besim:
Mos u tremb i miri im, mos qaj…Për sa kohë unë do jem ndezur, do mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë.
Unë jam Shpresa!
Me sytë e mbushur me lot dhe shkëlqim, mori qiririn e Shpresës dhe ndezi me të Qirinjtë e Paqes, Besimit, Dashurisë…Kur cdo gjë u bë dritë tha:
Të mos shuhet më kurrë Shpresa nga zemrat tona…&j&

#Viki Jano

