KreuAktualitetiPARALELI 42 është një ndër librat e rinj të saposhfaqur në vitrinat...

PARALELI 42 është një ndër librat e rinj të saposhfaqur në vitrinat e librarive, tashmë në gjuhën shqipe, i përkthyer nga Eris Rusi.

PARALELI 42 është një ndër librat e rinj të saposhfaqur në vitrinat e librarive, tashmë në gjuhën shqipe, i përkthyer nga Eris Rusi.

Roman quhet por është atipik: është i ndërtuar mbi katër shtylla: pjesa e personazheve të trilluar, Mekut, Billit të madh, Xhejnit, Uard Morhausit, Çarli Andersonit etj… me historitë e të cilëve shkrimtari na njeh. Secila histori një romanth më vete që është konsideruar si pjesa tradicionale e librit. Midis këtyre historive vijnë e ndërfuten KINODITARËT, SYRI FOTOGRAFIK dhe BIOGRAFITË E DISA FIGURAVE HISTORIKE.

Është PARALELI 42, libri i parë i trilogjisë SHBA që vijon me “1919” dhe “PARAJA E MADHE”.

Është Dos Passos, i konsideruar një autor i madh dhe sidomos me një ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë amerikane që erdhi më pas. Akoma më shumë, ndikimi i tij i kapërceu kufijtë për të mbërritur te emra të mëdhenj të letrave botërore sikurse Sartri i cili nuk do të ngurronte të quante Passos-in “një shkrimtar të madh të kohës tonë”.

PARALELI 42 është linja që ndjekin stuhitë nga Vargmalet shkëmbore deri në Atlantik, e që kalojnë mbi Çikago, terreni mbi të cilin ecin personazhet e stuhishëm të librit.

PARALELI 42 është një ndër librat e rinj të saposhfaqur në vitrinat e librarive, tashmë në gjuhën shqipe, i përkthyer nga Eris Rusi.

Për Paralelin 42;
Për personazhet e tij;
Për histori që identifikojnë Amerikën e 100 viteve më parë;
Për Dos Passosin, letërsinë dhe jetën e tij;
Për një autor dhe një vepër që ia vlen shpluhurosja…
Me përkthyesin Eris Rusi,
në RTSh1 BIBLIOTEKË
#bibliotekengaartamarku

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit