Wednesday, November 6, 2024
spot_img
HomeAktualitetiVrasja e të riut në Vlorë_"Dyshohet se u vra për 500 mijë...

Vrasja e të riut në Vlorë_”Dyshohet se u vra për 500 mijë euro drogë të humbur”, deklaron gazetari i njohur

Breaking me Flori Dardhën

Dyshohet se u vra për 500 mijë euro drogë të humbur

Gazetari i kronikës Sokol Bregu, i ftuar në një lidhje skype me emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News foli për vrasjen e Gëzim Sinamatit në qytetin e Vlorës disa kohë më parë.

Bregu tha se zbardhja e këtij krimi nuk do të jetë një punë e lehtë për policinë, pasi sipas tij autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë, qoftë ADN, gëzhoja apo mjet të djegur.

“Pushka nuk u dogj, çdo gjë është në dorën e autorit të krimit. Dyshime ka pafund se inteligjenca policore në këtë konflikt kishte materiale sekrete të ruajtura për kohë të gjatë, të bollshme në rastin konkret.

Gjithsesi nuk provoheshin dot në vendin e ngjarjes. Vrasjet me snajper në Shqipëri nga një largësi e madhe ndodhin rrallë, se nuk ka ende persona që e kanë këtë aftësi, por ja që gjenden.

Asnjë vrasje me snajper në Shqipëri nuk është zbardhur, sepse nuk lë prova. Por policia i ka dyshimet e saj. Edhe nga infot që kishte mbledhur, në pjesën e parë të hetimit çdo gjë që u lidh me një sasi të konsiderueshme droge të humbur në Gjermani, prej 500 mijë eurosh mes grupeve në Vlorë.

Pista është dhe ndonjë hakmarrje e mundshme por ende nuk ka siguri dhe aq më tepër të jetë gjendur ekzekutori fizik. Policia është në alert prej kësaj vrasjeje,” tha Bregu.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments