HomeAktualitetiPas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me...

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

Kaluan vetëm disa orë nga porosia e Kryeministrit Edi Rama që Bashkitë në të gjithë territorin të hapin zyrat e asistencës për pensionistët që duan ndihmë me shërbimet në e-Albania.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura sot me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e qarkut më të madh në vend, kreu i ekzekutivit bëri thirrje që t’u hiqen licencat noterive dhe avokative që ofrojnë shërbime me pagesë për shërbimet e e-Albania, dhe kjo ndihmë të ofrohet nga Bashkitë.

Bashkia Gjirokastër, Bashkia Maliq etj, kanë nisur menjëherë nga puna. Tashmë në bashkitë janë caktuar 2 punonjës të dedikuar për të ndihmuar pensionistët, por dhe qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë asistencë për shërbimet në e-Albania.

Shërbimi për ndihmë në e-Albania ofrohet falas nga bashkitë dhe pa asnjë tarifë. Tirana News

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments