KreuAktualitetiPas zënkës në Parlament, deputeti demokrat Nallbati shkon me këmbët e tij...

Pas zënkës në Parlament, deputeti demokrat Nallbati shkon me këmbët e tij në SPAK

Pas zënkës në Parlament, deputeti demokrat Nallbati shkon me këmbët e tij në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, pak ditë pasi në seancën parlamentare tentoi të qëllonte me grusht socialistin, Vullnet Sina

Pak ditë më parë, grupi i PS-së ka kallëzuar penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati.

Kreu i Grupit, Bledi Çuçi ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.

Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, thekson ai.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit