KreuAktualitetiPatatja eshte edhe buke, edhe gjelle. E ka thene shoku Enver…

Patatja eshte edhe buke, edhe gjelle. E ka thene shoku Enver…

PATATET E LUADHIT

Per kohen e ndritur te socializmit une e them drejt..
Une kam vjedhur pronen socialiste..Dhe neqoftese ka njeri te moshes time qe nuk ka vjedhur te me thote..Do jete per rekord Gines..
Mua si i deklasuar qe isha, me kishte lezet te vidhnja..Kjo dihet.. Nuk me pelqente socializmi dhe prona private dhe detyrimisht do ta vidhnja..
Ata me biografi te mire vidhnin edhe ata, por me pak nga une..
Kurse komunistet..Aha komunistat ta thanin krahun. Hajduta te medhenj..
Me thane nje dite dy komunista:
Sonte kemi vendosur te bejme nje aksion..Do shkojme te vjedhim patate ne Makerz, ne luadhet..Ne fakt ishim shoke te ngushte..Jo vetem komunistat por e gjithe brigada me mbanin me kimet..Nje ballist te vetem.. Mezi me kishin..
Pas mesnate u nisem..Ishim turni i trete..Askush nuk e morri vesh..
Pas nje ore rruge aritem..Patate po patate, o te keqen Metka. Shkul e zgjidh ato me te medhate.. Kuturu, se nuk shikonim gje..Ishte pus..
Une e mbusha nje cante e qendrova..Komunistat kishin marre nga nje thes te madh e hajde ta mbushnin..Une nuk desha te merrnja me shume..
Ballist, ballist vertet por sepse me vinte keq per kooperativistet e Vithkuqit..Ata te gjoret 50 leka ne dite merrnin..Nje buke e nje cerek ne dite, paguheshin pa vjedhur ne patatet..Pa le tu vjedhesh edhe ato pak patate qe mezi i kishin prodhuar..
Kurse komunistet ku pyesnin..E mbushen nga nje thes dhe po kerkonin neper xhepat e peliceve per ndonje cante..Fat qe zuri nje rrebesh shiu dhe ikem..
I kthyem ne pune pas aksionit, pa i rrene ne sy askujt..Patatet i fshehem ne ferrat..
Pa na duhej ti ndanim vec te medhate e vec te voglat..
Te voglat per te bere ndonje nder..Une do ti jepnja nje qese shefit te kuadrit, te me rregullonte ca mungesa ne shkollen e nates..Ata do ti jepnin nga nje qese komisarit, qe tu mbushte nja tre dite flete zbori fallco..
..Per ata ne zgjidhnim patatet e vogla, se po tu jepnim te medha do ti pelqenin dhe do na thoshin na sillni perseri…E dinin qe ne i kishim te vjedhura..Edhe bufi e dinte..Por te thoshte komisari apo shefi, dua te tjera se qenkan te mira, do vidhnje se s’ ben e do tja shpinje..
Edhe shefi edhe komisari komunista ishin, por as e vrisnin mendjen fare per nje buke e cerek te fshatarit. Edhe atë buke me liste..
Vec shkoni e vidhni se qenkan te medha., Por ne e kishim gjetur zgjidhjen ..Ju jepnim te voglat..
Te nesermen ne mengjes erdhi kolegu im Pirroja i Vithkuqit, te me ndronte turnin..Ishte shume i alarmuar dhe gati sa nuk qante..
-Met o Met..
Ai nuk fliste e degjonte mire, por une e kuptonja se punonim bashke per nje kohe te gjate..
-Met o Met..
-C’ka ndodhur Piro
-Ne aren e Luadhit kane hyre derrat e eger mbreme dhe kane bere deme te medha..I kane bere patatet lemazhde..
Si duket gjurmet tona nuk dukeshin se i kishte zhdukur shiu..
U shtira si i habitur..
Desha ti thosha se njeri nga ata derrat jam une..Ata dy derrat e tjere kane hyre ne mbledhje..
Sekretari i partise se ndermarjes do fliste per njeriun e ri socialist te krijuar nga partia dhe per ndergjegjen e larte socialiste..
Do diskutonte edhe shefi, edhe dy shoket e mij komunista..Thonjte i kishin plot me dhe nga shkulja e patateve, por kush e vinte re..
Pastaj mbledhja do shtjellonte ndihmen qe ne, klasa punetore do ti jepnim fshataresise kooperativiste per grumbullimin e patates, sipas mesimeve te shokut Enver..
Kur u prishen me sovjetiket, shoku Enver tha do hame bar..Por tani ishim prishur edhe me motren Kine..Na doli ca e perdale..Si u prishem edhe me Kinen, pak nga pak u mbarua edhe bari..Atehere shoku Enver dha udhezime te mbjellim patate..
Rreth ceshtjes se patates do diskutonin edhe shoket e mij ne mbledhjen e partise..
Patatja eshte edhe buke, edhe gjelle.
E ka thene shoku Enver…

Meti Fidani

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit