“Toyota Yaris”/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryeprokurorin e Vlorës dhe 3 të pandehurit e tjerë, ja rolet dhe akuzat
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, si edhe 3 të pandehurit e tjerë, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin dhe Eriona Dautajn.
Sipas SPAK, është provuar se të pandehurit Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.
Njoftimi i SPAK: (I pjesshëm)
-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfundur hetimet paraprake për proçedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, i rregjistruar për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal…
@NewsIn.Al

