Masakra e fashistëve italianë në Korçë para 82 vjetëve, në 9 shtator 1943.
Një ditë pas kapitullimit të Italisë, në 9 shtator 1943 në qëndër të Korçës, tek sheshi para famacisë, në Ushtari i Panjohur, u mblodhen mijëra vetë për të festuar por ushtria italiane qëlloi drejt tyre duke vrarë 59 vetë dhe plagosur 120 të tjerë.
Nga nje postim i profesores së nderuar zonjës Klara Çelo shkëputim këtë pjesë: ‘’Shfletova kujtimet e veteranes nënës sime Ollga Mitrushi ish Kryetare e BGASh (dega Korçë ) ku shkruan për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në Demostrata antifashiste me rastin e kapitullimit te Italisë… Përmënd në kujtimet e veta gratë e vajzat e vrara atë ditë – Aneta Tërova, Jorgji Lubonja, Dhora Pendavinji, Marieta Luarasi, Pasa Gjino, Katerina Kallanxhi, Efterpi Xoxe, Aleksandra Bojdani, Frosina Plaku, Lisaveta Balli, Pulike Kristo, Fani Velko, Ana Laveri, Marjanthi Panariti, Ana Stefa, Angjelina Tupa, Vanthi Nashi, Olimbi Kita etj’’…
(Një gjeneral italian në kujtimet e asaj dite shkruan:
” Populli i Korçës, bashkë me ushtarë dhe civilë italianë bënë një demonstratë ku thërrisnin ‘’Poshtë gjermanët, rroftë Italia, rroftë Shqipëria e lirë’’, por një autoblindë që doli nga komanda e divizionit hapi zjarr duke vrarë 20 vete dhe plagosur 150 të tjerë…)
-Por sipas dëshmitarëve kanë qëlluar me armë edhe ushtarë italianë, jo vetëm autoblinda, si dhe asnjë italian nuk është vrarë në manifestimin e qytetarëve të pafajshëm korçarë, shkruan Kozma Borova.
@NewsIn.Al