HomeKulturë / ArtPedonales së Korçës, oshëtin zëri i ngjirur i Komos: "t’u befshin meleona”/Miljana...

Pedonales së Korçës, oshëtin zëri i ngjirur i Komos: “t’u befshin meleona”/Miljana Liço

T’u bëfshin meleona!

“T’u befshin meleona”! Kjo eshte fraza qe degjohet pothuaj cdo dite ne pedonalen e Korces. Here shqiptohet nga nje ze i plote e i trashe i nje burri dhe here te tjera, me gjuhen trashur nga alkooli,mezi e kupton se cfare te thote! Por,ky urim,vjen gjithmone nga Komoja. Edhe atehere kur ai nuk eshte aspak ne humor. Nese ti i jep qofte edhe nje qindarke,ai bertet aq sa gjithe kalimtaret e tjere kthejne koken, “t’u befshin meleona”!
Une nuk e di historine reale te Komos,megjithe legjendat urbane qe qarkullojne neper qytet.

E vetmja gje qe une di ,eshte fakti qe Komoja,eshte endacaku me i dashur ne qytet. Rrobat e vjetra e te rreckosura,fytyra e lodhur,mjekra e parruar,ne fillim te trembin. Shtoji ketu,edhe faktin qe ne 90% e rasteve,e sheh me nje shishe alkooli ne dore. Komoja afrohet pak vrullshem, dhe bertet qe se largu “neme me ndonje leke”!, dhe ata qe se njohin,nxitojne hapat,por Komo nuk eshte kurre i rrezikshem.

Mjafton te ndalesh nje cast e ti shohesh syte! Ka dy si te vegjel,por me ngjyeren e detit. Aq te thelle sa deti e ka edhe trishtimin,edhe vuajtjen,edhe dhimbjen,por edhe zemren!
Edhe nese nuk i jep para,ai nuk e thote kurre nje fjale te keqe! Iken duke te mirekuptuar dhe kete mirekuptim,e shpreh me fjalet e tij legjendare, “po mire,ska gje, nje here tjeter”! Syte i veniten per pak,por te sheh me dashamiresi.
Komo e di sesa shume e dua une,dhe nuk ia rrefuzoj kurre nje qindarke. Ndaj,sa here me sheh,vjen i sigurt qe s do dale pa gje.
Nje dite,pasi isha pushuar padrejtesisht nga puna,isha aq e perhumbur,saqe nuk shihja asgje para meje. Komoja me pa dhe u afrua! Komo-i thashe,sot jam bere edhe une te vij me ty! Nuk e di nese e reflektoja aq shume dhimbjen ne fytyre apo ai thjesht u prek nga fjalet e mia,por,me zgjati doren me ato pak para qe i kishin dhene, dhe me tha:” Merri,kaq kam! Une , bej si bej”! E kam perqafuar fort ne mes te pedonales,duke mbedhur mbi ne,syte kureshtare te kalimtareve! Sigurisht,une i dhashe kuoten qe i jepja gjithmone,por ai gjest aq i perzemert, me ka shoqeruar qe atehere kudo ku shkoj.
Sa keq qe nuk ka shume Komo ne jeten tone!
Kur pashe kete foto te publikuar nga gazetari korcar Ilir Jano,desha tia bashkangjitja rrefimit tim per Komon.
Shoh Komon te ulur dhe rreth tij,gazetari Ilir Jano, fotografi me i mire korcar Eliano Kalemi dhe nje tjeter endacak,te bere bashke.
Padyshim ideja ka qene e Elianos.
Dhe zemra mu be mal,tek e shoh te ulur atje,endacakun tim te dashur,rrethuar me dashurine qytetare korcare!
Pedonales se Korces,oshetin zeri i ngjirur i Komos,”t’u befshin meleona”, po per Komon,kush mendon?!-me lind nje pyetje me dhimbje ne zemer. Pastaj kujtohem,qe Korca,dashurine njerezore e ka te paren. Dhe ne mos shume,nga pak, bejne te gjithe korcaret bashke per Komon.
Ja per shembull, Iliri dhe. Eliano,e kane bere te ndihet “mbret”!
Qofsh jetgjate Komo! Dhe,faleminderit qe na meson te ndalemi dhe te duam!

Nga Miljana Liço

Photo credits: Eliano Kalemi
Foto e publikuar nga : Ilir Jano

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments