Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPefkohori- Turizmin duhet të dish ta bësh.../ VIKI JANO

Pefkohori- Turizmin duhet të dish ta bësh…/ VIKI JANO

Halkidhiki – Pefkohori…atje ku plazhet janë plot, me shërbime të shkëlqyera, dhe një çadër me gjithë kafe kushton vetem 7 euro,  për dy vetë…
Turizmin duhet të dish ta bësh…

Po përse them Pefkohori,  kur të gjitha plazhet e Halkidhikisë janë një mrekulli në çdo drejtim?

Në Pefkohori i gjen të gjitha me çmim shumë të leverdisshëm për çdo njeri. Plazhi të afron gjithçka… ujë i pastër,  shezlonge me 3 euro,  bashke me nje pije brenda këtij çmimi,  hotele dhe taverna për të gjitha “xhepat” , plazhe të lira ku mund të vendosësh çadrën tënde,  taverna,  klube,  restorante të guzhinave të ndryshme,  dyqane dhe butike që të afrojnë produkte per gjithë konsumatorët… këtu mund të vishesh edhe me 5 euro!

Në Pefkohori është dhe taverna e Thoma dhe Mirela Qylit! Korçarët që me shërbimin, çmimin dhe cilësinë e gatimit kanë bërë që taverna e tyre “Tokë dhe det” të jetë nga më të preferuarat për pushuesit. Kush e shijoi gatimin e Mirelës,  eshtë e pamundur qe te mos shkoje perseri…

 

#Viki Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments