KreuKulturë / Art"Perënditë ndryshojnë bashkë me njerëzit"! Ilir Jano_Selanik (10 prill 2013)

“Perënditë ndryshojnë bashkë me njerëzit”! Ilir Jano_Selanik (10 prill 2013)

“Perënditë ndryshojnë bashkë me njerëzit”!

Ilir Jano_Selanik (10 prill 2013)

Çuditem nga gëzimi mediokër, e i neveritshëm i shumë njerëzve kur flasin për krizën ekonomike që po kalon Greqia, fqinji ynë. Janë aq mikroskopikë njerëz saqë kujtojnë se duke sharë ju del më shumë në pah kostumi i nacionalistit.
Të qënit krenar për Atdheun tënd, e dashuria për të nuk tregohet duke ofenduar fqinjët e çdo kombësie qofshin, por besoj se bëhet duke dhënë kontribut për marrëdhënie sa më të mira!
Greqia ka dhënë prova se di të ngrihet shumë shpejt nga çdo lloj krize e fatkeqësie, ta rimarrë veten, sepse është një popull që e do punën, jetën, demokracinë…
Nuk shikojmë “humnerën” e krijuar në çdo drejtim në Shqipëri, në ekonomi, kulturë, art, sport e zhvillim, por mbetëm duke “fërkuar” barkun për krizën e Greqisë fqinje. (Sigurisht, jo të gjithë shqiptarët, por pjesa e rritur dhe velur me doza injorance)
Kriza e Greqisë, është kriza jonë…një pjesë e parave të emigrantëve vinë në Shqipëri!
Jemi qytetarë europianë, e si të tillë duhet të mendojmë e veprojmë…

!

Selanik –  I.Jano”Zëri i Emigrantit’!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit