PËRGËNJESHTRIM
Lidhur me lajmin e publikuar në disa “media” për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është KREJTËSISHT I PAVËRTETË!
Çfarë gazetarie është kjo, kur një fakt kaq elementar nuk verifikohet as drejtpërdrejt në burim?
Unë jam deputet dhe kam mundësinë të reagoj publikisht për të përgënjeshtruar një informacion të pavërtetë. Por çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm, që nuk e kanë këtë mundësi? Çfarë vlere ka liria e fjalës, nëse nuk shoqërohet me përgjegjësinë për të informuar saktë?
U bëj thirrje mediave të tregojnë përgjegjshmëri, të verifikojnë informacionet përpara publikimit dhe të korrigjojnë menjëherë këtë pasaktësi.
EDuard Shalsi – Deputet i P.S
@NewsIn.Al
