KreuAktualitetiPërsëri, të diplomuarit Shqiptarë jashtë shtetit me studime mbi gjuhësinë, u harruan...

Përsëri, të diplomuarit Shqiptarë jashtë shtetit me studime mbi gjuhësinë, u harruan të thirren në Konferencën Kombëtare të Gjuhës./Anila Rezhda

Për gjuhën shqipe në emigracion…

Anila Rezhda

Edhe një herë tjetër të diplomuarit Shqiptarë jashtë shtetit me studime mbi gjuhësinë, u harruan të thirren në Konferencën Kombëtare të Gjuhës.Përsëri
Është e çuditshme se si, tashmë gjuhësori shqiptar në Diasporë qënka përkufizuar tek mësimdhënia!!
Mësimdhënia është metodologji e mësimit të gjuhës mbi bazën e një literature (libra, fjalor) që hartohet nga Gjuhësorët.
Fjalori, studimet gjuhësore, përkthimet e nivelit internacional për bashkëpunime ndërshtetërore janë monopol i të diplomuarit gjuhësorë dhe domosdoshmëri jetike e mbarëvajtjes së popujve.

Fokusimi vetëm në një aspekt të gjuhës tonë në diasporë, ka filluar të na çudisë!!
Dhe për këdo që do t’i lindë pyetja klasike…e ku t’ju gjejnë në mbarë batën?…përgjigjem se, ka një regjistrim zyrtar elektronik në Rrejtin Ndërkombëtar të Profesionistëve Shqiptarë, të cilët sëbashku me të thënat-depozitojnë edhe të BËRAT!! pra diplomë, studime pasuniversitare etj.
E sqaroj këtë për t’i dalë pritë atyre që vetë-shpallen natë e ditë genius pa parë dhe dëgjuar kurrë për ta konkretisht për zyrën e tyre të punës me diplomë të varur në mur me funksion objektin e diplomimit ose, drejtori shtetërore ku të bëjmë kërkim elektronik e të na dalë A.M. (Numër Regjistri Themeltar Kombëtar i të Diplomuarit Greqi).
I imi: AM 1693

Gjuha Shqipe, sëpari është studim, fjalor dhe Aftësi Kombëtare Komunikimi në rang ndërkombëtar zyrtar/ pop pastaj është mësimdhënie.
Dhe sëfundmi, gjuha nuk mund të kthehet në sinonim të mësimdhënies me lezhanda/ofiqe të pafund nga shteti.
Vullnetarizmi është më i bukur kur shoqërohet nga karakteristika e thjeshtësisë.

Kush i shërben Gjuhës Shqipe në Diasporë, është detyrë e shtetit të përmënden e vlerësohen të gjithë.
Ka shumë sektorë më të vështirë gjuha se sa mësimdhënia të cilat nuk përmënden kurrë.
Ç’të thuash për X djalin tonë që mes punës universitare po harton një fjalor të llojit të rrallë në Greqi mbi Shqipen!! Respekte!

Selanik, Arturo Selimllari

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit