KreuAktualiteti"S'ka heronj, heronjtë u mërziten, prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan duke pritur...

“S’ka heronj, heronjtë u mërziten, prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan duke pritur heshtën e dremiten…”

“S’ka heronj, heronjtë u mërziten,
prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan
duke pritur heshtën e dremiten…

Disa vargje të Dritëroit, sot në Diën e Dëshmorëve!

S’ka heronj, herojtë i përzumë
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalngadalë i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.

S’ka heronj, heronjtë u mërziten,
prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan
duke pritur heshtën e dremiten
dhe ne nina-nana u kënduam.

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
kushedi kur kthehen nga kjo anë
C’i kërkoni? Pritja është e kotë
S’ka heronj, tani ka pelivanë!

Dritëro Agolli

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit