KreuAktualitetiPersoni që shkatërroi degën e Korçës në zgjedhjet e 2021, me politike...

Personi që shkatërroi degën e Korçës në zgjedhjet e 2021, me politike përçarëse, nuk mund të zgjidhet Kryetar i komisionit hetimor parlamentar nga opozita!

Kryetar i komisionit hetimor parlamentar nga opozita, nuk mund të zgjidhet:

Mirela plasa qeleshi

• Një person i dënuar penal, me proces ende te pambyllur.
• Person që shkatërroi degën e Korçës në zgjedhjet e 2021, me politike përçarëse, kur duhej më shumë se kurrë bashkimi.
• Personi i lakuar për mënyrën si e bëri fushatën në 2021, po në Korçë.
• Person që u rreshtua me 18 dhjetorin e Bashës, duke bërë organizimin në Korçë.
• Person që ju doli me hu demokratëve më 8 janar në sinkron me ata që rrihnin demokratët majë ballkoneve të selisë dhe u hidhej gaz lotsjellës.


• Person që quajti “llum” kryesinë e PD Korçë, sepse ishin të parët në republikë (korrik 2021), që u shkëputën nga Basha. Bëri mbledhje para pusetave në rrugicat e Korçës, vetëm për këtë arsye, duke folur me gjuhë të ulët.
• Person që, kur u mor godina e PD Korçë nga rithemelimi, u kujdes që të dërgoheshin edhe në prokurori, apo të kërcënoheshin rithemeluesit.
• Person që anatemoi demokratët e rithemelimit, kur erdhi Basha në Korçë (kinema) ne 2021. Madje u kujdes , që një demokrat i vjetër, të rrinte në polici, për sa kohë i biri do të fliste te Basha.
• Person që kaloi si me magji me rithemelimin, pavarësisht anatemimit dhe kundërshtisë së fortë që i bëri Berishës. Si e ndryshoi kaq shpejt trendin?
• Person që, pasi bëri llogaritë pragmatiste, hyri te rithemelimi, po nuk u kërkoi të falur minimalisht, demokratëve të dorëhequr, që i denigroi me gjuhë të ulët, kur vetë bëri të njëjtën gjë, iku nga Basha.
• Person që edhe sot bën mbledhje skutave si skuth, pa pyetur për degën.
• Etj,,etj,,etjjjjj, që ne korçarët i dimë mirë.

Po vjen koha për listat dhe duhet deputetllëku, duhet faktorizimi, për të shtyrë procesin e gjykimit penal?
Apo duhet ky kryetarllëk, për të suportuar procesin penal? Mua logjika atje më çon.

Keqardhje për ata që ju bashkuan të parët rithemelimit në Korçë (unë një ndër ta) duke besuar dhe “mbarë ” atyre që përfituan nga kjo, mgjth hynë kur erdhi koha e deputetllëkut!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit