Pesë ushqimet që mbrojnë trupin tuaj
Cila është dieta që do t’ju mbajë larg vizitës te mjeku?
Të gjithë e dini se zarzavatet me gjethe, kosi dhe salmoni janë ndër zgjedhjet kryesore për rritjen e imunitetit. Megjithatë, ka disa ushqime të tjera dhe shumë të shijshme që mund t’ju mbajnë larg vizitës te mjeku.
Vezët
Mos i eliminoni vezët nga dieta juaj për shkak të yndyrave të ngopura dhe kolisterolit, vezë e madhe përmban vetëm 1.5 g. yndyrë të ngopur dhe 186 mg kolesterol.
Vezët janë një burim shumë i mirë i proteinave që trupi juaj ka nevojë për të prodhuar antitrupa, sipas hulumtimeve (6 g për vezë të madhe). Përveç kësaj, ato ofrojnë selen, folate, vitamina A dhe D dhe sasi të vogla të acideve yndyrore omega-3, ndërsa kombinohen shumë lehtë në receta të ndryshme.
Patate
Patatet janë pak të padrejta, sepse janë etiketuar si “karbohidrate të këqija”. Një patate mesatare mbulon rreth 20% të marrjes ditore të vitaminës C, vitamina e nevojshme për funksionimin normal të sistemit imunitar.
Në të njëjtën kohë, ato përmbajnë niseshte rezistente, një lloj karbohidrati, që fermentohet nga bakteret e zorrëve dhe siç dihet, një mikrobiom i shëndetshëm i zorrëve nënkupton një shëndet më të mirë të përgjithshëm.
Qumështi
Qumështi nuk është domosdoshmërisht i keq për të gjithë njerëzit, nëse nuk jeni intolerant Në fund të fundit, qumështi i thjeshtë mund të ndihmojë imunitetin tuaj. Është burim proteinash (8 g për filxhan), përmban zink të vlefshëm për sistemin imunitar, vitamina A dhe D.
Bananet
Mos kini frikë nga bananet për sheqer nëse nuk keni probleme metabolike. Nëse dëshironi, mund t’i hani para se të piqen shumë. Bananet ofrojnë vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6, një vitaminë kyçe për shëndetin e imunitetit. Gjithashtu, fibra në banane (3 g për banane mesatare) e mban sistemin tuaj imunitar të fortë. Për shkak të niseshtës rezistente – e cila, si patatet – vepron si një prebiotik dhe kontribuon në funksionimin e duhur të zorrëve.
Drithërat
Drithërat do ta mbajnë sistemin tuaj imunitar në formë për shkak të vitaminës A, folatit, zinkut dhe hekurit. Është mirë, nëse shijoni drithërat në mëngjes, të zgjidhni ato që përmbajnë të paktën 5 g. proteina, 3 g. fibra dhe pa sheqer të shtuar. Imagjinoni përfitimin që do të merrni nëse i kombinoni me qumësht ose kos dhe banane.
Është shumë e rëndësishme të hani një dietë të ekuilibruar në mënyrë që të merrni të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten sistemit tuaj imunitar për të luftuar viruset dhe ftohjet. Proteinat, zinku dhe vitaminat A, C dhe D janë thelbësore dhe, me sa duket, mund t’i gjeni lehtësisht në ushqime të thjeshta dhe të dashura.
Viki Jano _ Athinë
@ NewsIn.Al

