KreuAktualiteti“Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte...

“Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot”- tha Alfred Peza, ish deputeti socialist i Peqinit:

Alfred Peza, ish deputeti socialist i Peqinit:

“Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot”

Këto pamje po bëjnë xhiron e rrjetit dhe është reklama më e keqe që mund t’i bëhet Shqipërisë. Nevoja më e madhe dhe ulëritësë që ka pasur Shqipëria ka qenë imazhi. Por të arrish të prodhosh imazhe të tilla me bekimin e mazhorancës dhe këto t’ia shpërndash gjithë botës në kulmin e sezonit, aty është një çmenduri. Është arritje e madhe në fakt sepse Rama hyri në politikë duke shembur kioskat dhe tani PO E MBYLL në resorte me pesë yje. Është një ironi e hidhur por duhet të jesh këtu që të kuptosh këtë metamorfozë të këtij kapërcimi aspak pozitiv. Më parë janë dhënë edhe fotot ku ka qenë kryeministri i Shqipërisë. Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot. Të gjithë janë për zbatimin e ligjit, por kur ky resort është me leje dhe shkatërrohet në mes të ditës me urdhër politik pa zbatuar asnjë ligj. Kur kjo i ndodh pronarit të këtij resorti, POR gjithkush nga qytetarët shqiptarë sot duhet ë ndihet më i frikësuar sa sa dje”, tha Peza.

Kjo ishte deklarata e Alfred Pezës, ish-deputet i PS dhe eksponenti numër një, dikur i kësaj force politike në propogandë. Sot Peza punon për mediat e biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliu.

Por nëse veprimi nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është joligjor, siç akuzon pala e “Prestige resort” si ka mundësi që Taulant Balla, shefi i deputetëve të PS, mik për kokë i Irfan Hysenbelliut, nuk flet

Nëse ha darka dhe nëse “Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot”, siç tha Alfred Peza, atëherë ai duhej të dilte dhe të kritikonte veprimin e sotëm. Gjithnjë nëse mbetet varianti që veprimi është antiligjor. Por edhe nëse pala e Irfanit ka gabuar në zgjerimin e pishinës, ai duhet të thoshte se “po veprohet konform ligjit” dhe në vend që të hajë peshkun e pronarit të mediave kryesore, të mbronte ligjin.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit