Plani për të vrarë Eljo Bitrin, ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i fusim…
Eljo Bitri, i arrestuari në Holandë dhe më pas ekstraduar në Belgjikë, si person i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut (Arjani i Vogël), rezulton të ketë qenë në planet e Mikael Kamamit dhe Arzen Mama për t’u ekzekutuar.
Në dosjet penale të regjistruara në SPAK, Eljo Bitri, shfaqet me pseudonimin “Delja” dhe ka shërbyer për dy kampet kundërshtare si vrasës me pagesë.
Por sipas bisedave të muajit Gusht 2020, të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Mikael Kamamit dhe Arzen Mama, Bitri nuk shfaqte siguri dhe besnikëri për anëtarët e grupit. Ndaj qëllimi i tyre ishte ta përdornin për disa vrasje dhe më pas t`i fusnin plumbin dhe atij.
Kamami, Arzen Mama dhe Talo Çela, kishin afruar në grupin e tyre Eljo Bitrin, që nga ngjarja e masakrës së Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.
Bitri është përdoruar nga grupi në vrasjen e Ervis Kapllanit në Kavajë, Endrit Alibej, si dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut, Rigers Spahiut dhe Ardjan Çollakut.
Por në fakt, siç del dhe në dosje, qëllimi përfundimtar i tyre për Eljo Bitrin ka qenë vrasja e tij, dhe një gjë e tillë do realizohej pasi Bitri të shfrytëzohej nga anëtarët e grupit për realizimin e dy vrasjeve, atë të Klevis Kapllanit dhe Ardjan Çollakut
Një fakt i tillë del në bisedën e 27 Gushtit 2020, kur Arzen Mama bisedon me Mikael Kamamin, duke i thënë se personi “Sinaballa” duke nënkuptuar Klevis Kapllanin, ka vetëm 3 ose 4 hyrje në fshat. Ndërsa vila që i është treguar, nuk është shumë larg nga rruga.
Mikael Kamami, i shkruan Arzen Mamës, se po presin “Delen” Ejo Bitrin të mbarojë këtë Klevis Kapllanin dhe Ardjan Çollakun, ti heqin nga qarkullimi, ti pastrojnë dhe më pas do vrasin dhe personin që i referohet me pseudonimin “Delja” që është Eljo Bitri.
Por Arzen Mama ia kthen Eljo Bitrit duke i thënë: “…mos bëj plane e lale prit një herë, të mbaroj një herë këto ky…”.
Eljo Bitri pasi ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit, dyshohet se ka shërbyer dhe si vrojtues për të vrarë Ardjan Çollakun në Elbasan…( Albeu)
@NewsIn.Al

