KreuAktualitetiPLAS keq në aeroportin e Vlorës, ndërhyn Policia! Kompanitë ndërtuese në “sherr”…

PLAS keq në aeroportin e Vlorës, ndërhyn Policia! Kompanitë ndërtuese në “sherr”…

Një konflikt i ashpër ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e kantierit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Paraprakisht mësohet se përplasja ka ndodhur mes dy firmave që operojnë brenda kantierit, ku njëra prej tyre pretendon se pala tjetër po e pengon për të kryer punimet.

Në vendngjarje mësohet se ka mbërritur dhe policia e Vlorës, në përpjekje për të qetësuar situatën e tensionuar mes palëve.

Ndërsa raportohet se mes dy firmave përplasje të ashpra ka pasur dhe më herët, shkak për të cilat janë bërë akuzat se njëra palë tenton të pengojë punimet e tjetrës.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit