Tuesday, July 14, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Po Ilir Kullën, përse e kryqëzuan idealistët e rinj?!”

“Po Ilir Kullën, përse e kryqëzuan idealistët e rinj?!”

Nga Ilir Kulla
Kur me cuan kete foto timen te varur me nje mbishkrim ne nje kazan plehrash neper Tirane e mora me pozitivitet dhe ironi. Ndryshe nga ata qe mendojne se kjo gje qe ka nisur eshte vetem Rames dhe Berishes, une kam qene i qarte qe ne ditet e para, eshte kaotike sigurisht po eshte kunder nje sistemi kunder te gjithe nesh qe perfaqsojme brezin e tranizicionit, tek e fundit eshte populizmi qe politika nxorri ne rruge e tani s po è fut dot me ne institucione, ka pak rendesi kush eshte me shume apo me pak pergjegjes per kete situate. Sigurisht une e fus veten tek ata shume pak pergjegjes. Kjo foto me kujtoi nje ndodhi me familjen time diku te 35 vjet me pare. Kishin filluar ndryshimet dhe po binte sistemi komunist. Babai im nje inxhinjer mekanik ushtarak qe ka punuar gjithe jeten ne transportin ushtarak ndiqte me shqetesim por dhe me interes ndryshimet qe po ndodhnin. Nje fqinja jone e varfer me 5 femije e vetme dhe pa burre, fatkeqe Servetja punonte zetoriste duke mbledhur mbeturinat ne portin e Durresit, nje punetore e palodhur,ishte bere ne pak dite nje super ekstremiste antisistem ne ato dite me shume te drejte, dhe debatonte me babain tim, duke i thene “Ju komunistave do iu varim ne litar”. Babai ishte profesionist njeri teknik aspak politik dhe me origjine nga familje antikomuniste, qeshte dhe i thoshte Servete une kam nje zanat qe cilado qeveri te vije une do punoj sepse jam vetevetja, por ky shteti komunist me te gjithe te keqijat qe patì Ty te ndihmoi ti rrisje femijet dhe ti shkolloi, keshtu qe ne vend te mendosh sesi do te “varem une ne litar”, me shume duhet te mendosh sesi do te jetosh ti ne te ardhmen, ne nje sistem dhe ne nje shtet qe nuk do kujdeset me per te varferit. Parashikimi i babait tim ishte proverbial, ai punoi deri ne diten e fundit ne zanatin e tij te nderuar me shume miq dhe respekt dhe i qendroi larg politikes gjithe jeten dhe sot jeton jeten si nje gjysh dhe prind I plotesuar. E ndjera Servete patì nje jete te veshtire dhe nje fund aspak te lehte. Sot kur me derguan kete foto mendova qe te dashur miq te protestes qe s ju njoh osé me qarte njoh shume pak prej Jush ne vend te mendoni “sesi do varni dynjane ne litar apo kazane plehrash” eshte me mire te tregoni se cilat jane planet dhe projektet Tuaja per Shqiperine e “Lire” apo te “Re” sepse po vazhduat keshtu do te ngjani gjithnje e me shume me krushqit e “Dasmes se Malos” te Pellumb Kulles, qe sa me shume kalonte koha aq me shume pakesoheshin. Ah sa per mua s keni ca beni do me duroni dhe pak keto 30-40 vitet e ardhshme aq sa zoti te me kete dhene jete dhe gjithnje larg politikes se dites dhe po aq i lire sa kam qene deri tani dhe jo vetem ne ZONE E LIRE !

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments