Sunday, April 19, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Po më çoni mes ujqërve” I penduari Reçi kundërshton kërkesën për të...

“Po më çoni mes ujqërve” I penduari Reçi kundërshton kërkesën për të dëshmuar në gjykatë

“Po më çoni mes ujqërve” Reçi kundërshton kërkesën për të dëshmuar në gjykatë, Shullazi: Silleni, ta shohim në sy

Luftar Reçi kundërshton kërkesën për të dëshmuar në gjykatë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Reçi i ka dërguar një letër nga burgu gjykatës ku thotë se është i sëmurë nga diabeti dhe sëmundje të tjera.

Në letrën e tij Reçi nënvizon gjithashtu se i rrezikohet jeta.

“Të më çoni mua në gjykatë është njësoj si të vendosni qengjin mes ujqërve”, shkruan Reçi në letrën e tij.

Nga ana tjetër gjatë seancës së mbajtur i pandehuri Elmiljano Shullazi ka kërkuar që Reçi të vijë në seancë në mënyrë që ta shohin dhe në sy kur jep dëshminë e tij.

Ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të Luftar Reçit në gjykatë.(Prapaskena)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments