Po na vrasin çdo ditë!
Elementët kimikë,që përqendrohen në fruta dhe perime,në sasi të lartë nëpërmjet plehrave kimike, pesticideve dhe hormoneve,pasi përvetësohen nga organizmi ynë, shkaktojnë deri në kancer, sepse ndërhyjnë në reaksionet kimike deri në ADN e gjakut.
Kjo përbën rrezikun kryesor të shëndetit publik dhe një nga shkaqet kryesore të përhapjes të sëmundjeve të gjakut dhe kancerit në vendin tonë.
Pavarësisht situatës alarmante institucionet shtetërore dhe vendore nuk e “venë ujin në zjarr”.
Këtë vit, së paku në zonën e korçës për vitin 2024 nuk kemi asnjë analizë zyrtare për të informuar konsumatorin për produktet që konsumon.
Nga Elton Bardhi
@NewsIn.Al

