Census 2023
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë. Të dhënat e censit të popullsisë, të bëra publike sot nga Institut i Statistikave, deshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë me pak. Profesori i njohur I demografisë Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve. Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011.
Problematike shfaqet shtesa natyrore e popullsisë, me një rënie progresive të lindjeve. Të dhënat paraprakee për vitin 2023 flasin për 24 mijë lindje dhe 22 mijë vdekje. Krahasuar me vitin 2011 lindjet janë tkurrur me gati 30 përqind, dhe mbi 50 përqind krahasuar me vitin 2001
Sa i takon besimit fetar, të dhënat e censit nuk kanë ndonjë surprizë. Ata që janë deklaruar se i përkasin besimit musliman janë mbi 1.1 milion, të cilëve u shtohen dhe 116 mijë muslimanë bektashinj. Të krishterët katolikë zënë vendin e dytë me mbi 200 mijë besimtarë, ata ortodoksë pasojnë me 176 mijë, ndërsa 9700 janë deklaruar të krishterë ungjillorë. 10 përqind e popullatës nuk i është përgjigjur pyetjes rreth besimit fetar, e 4 përqind janë deklaruar ateistë./VOA
@NewsIn.Al

