Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtPO NUK VRITET KJO BUKURI, BRE ENVER.

PO NUK VRITET KJO BUKURI, BRE ENVER.

PO NUK VRITET KJO BUKURI, BRE ENVER.

Lavdi martireve te 26 shkurtit, ajka e inteligjences shqiptare )
.
(Ja kushtoj shkencetares shqiptare,Sabiha Kasimati,te cilen,Enver Hoxha,e pushkatoi pa gjyq tok me 21 burra,ne naten e 26 shkurtit te vitit 1951,dhe varrosur ne nje grope te perbashket
Lavdi martireve te 26 shkurtit, ajka e inteligjences shqiptare )

#E vrave bre Enver, e vrave Kasimatin

Teutën e Ilirisë e vrave, Ajnshtajnin shqiptar
ti Enver e vrave , ti, që ke diktatin
tok me 20 burra, groposur në një varr

#Por jo mor jo, kjo, nuk mund të vritet

në varrin fantazmë, ajo, ende gjallë
mes 20 burrash, një femër përpëlitet
mos vallë dhe plumbi, a ka dashur vallë?.

#Ndoshta dhe plumbi, dhe plumbi fatal

dhe plumbi, ç’ësht’ plumbi Enver, një copë hekur
dhe plumbi u mendua, të dal, të mos dal
dhe plumbi, s’e donte Kasimatin të vdekur

#Veç ti o Enver, o i lojturi prej kreut

Vec ti, vec ti, bre Enver, me shpirt xhelati
po jo , si mund të vritet kjo, mor’ burr’ i dheut
po jo mor’ jo, se nuk vritet Kasimati

#Po jo mor, nuk vritet , kjo bukuri, mor shpirtlig

veç, në je djalli, jo djalli nuk je, vërtet
se dhe vetë djalli, e ka një kod etik
dhe vetë djalli, femrën nuk e vret

#Veç në je i marrë, jo, kjo s’është, as marrëzi

marrëzia patjetër , i ka dhe limitet
po jo , bre Enver, jooooo!!!!!.., nuk vritet kjo bukuri
po jo, mor burr’ i dheut, ky engjëll, nuk vritet

Meti Fidani…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments