Nëse një ditë,vendos të largohem
Ti udhën time,mos e lag me lot…
Nëse një ditë lodhesh me mua
Të lutem,ma thuaj
Te humbas respektin nuk dua
Le te respektohemi,si dy te huaj!
Nëse një ditë ske dëshirë te te jem pranë
Më thuaj dhe unë do largohem
Vec me indiferencë mos më ushqe
Se indiferenca dhemb dhe unë trishtohem!
Nëse një ditë,vendos të largohem
Ti udhën time,mos e lag me lot
Se unë ashtu tepër trishtohem
Dhe te iki,nuk do mundem dot!
Nëse një ditë vendosim te ikim
Epo…le të jetë përgjithmonë
Keshtu pezull,sja vlen ta mbajmë shpirtin
Tek presim zemërngrirë nëpër dhomë!
Nëse një ditë do duhet të largohemi
Po mendoja të ishte tani…
Dreqin,sa shumë trishtohemi…
Sa nisi papritur te bjerë shi…
Miljana Liço
@NewsIn.Al
