POL ELUAR
“Per Njerezit”
U vra nje njeri
Ai dikur femi ka qene…
Ne tablone e madhe-
Njolla e gjakut
Si perendim i diellit.
Atij kurore i thurren
Duart e femijeve dhe grave.
Ai ishte NJERI,
Ai vdiq per pavdekesine tone.
Ra ,dhe zemra e tij u zbraz e tera
Koka e vdekur.
U zbrazen syte.
Duart u hapen.
Pa renkime e pa ankime,
Sepse ai i besonte lumturise se njerezve.
Sepse ai perseriste-
Me te gjithe zerat-
Perseriste dhe nuk perseritej:
“Te Dua”.
Kete asaj ja thoshte.
Asaj qe ishte nene dhe mbrojtje,
IA THOSHTE JETES…
“Te Dua”
Kjo do te thoshte shtigje qe ne femijeri te njohura.
Dhe do te thoshte veshtrim pershendetes i foshnjes.
Kjo do te thoshte :
Drita e vellazerise njerezore…
“Te Dua”
Keto fjale do te behen lumturi e madhe,
Per njerezit qe ecin,
Qe ecin drejt se nesermes…
P.S.sot ne kete acar dimeror po u dergoj kete poezi te perkthyer prej meje sepse jep mesazhin e dashurise njerezore!
Përktheu *( Klara Çelo)*
@NewsIn.Al

