KreuKulturë / ArtMë 25 janar 1925, në Australi lindi Eleni Qirici, vallëzuesja e parë,...

Më 25 janar 1925, në Australi lindi Eleni Qirici, vallëzuesja e parë, akrobatja dhe aktorja shqiptaro-australiane (me baba korçar dhe nënë australiane…

Më 25 janar 1925, në Australi lindi Eleni Qirici, vallëzuesja e parë, akrobatja dhe aktorja shqiptaro-australiane (me baba korçar dhe nënë australiane, të dy instrumentistë), e cila debutoi me sukses të madh në skenat e Australisë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fillimisht ajo punoi në teatrin italian “Bertoldissimo” dhe bëri një turne të sukseshëm nëpër Itali. Ajo ishte protagonistja kryesore, të cilën shtypi i kohës e cilësoi “La piccola grande Dea” (E madhja hyjneshë e vogël).

U shqua për suksesin që pati gjatë xhirimeve për kompaninë amerikane “Metro Goldwin Mayer”, të Hollivudit. Ajo qëndroi në Hollivud për shumë kohë ku interpretoi në shumë filma. Shkëlqimi i artistes së re shqiptare nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e elitës amerikane. Koncertet e saj dhe më pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerësoheshin prej shtresave të pasura të Amerikës. Babai i saj, Vasili, përpiqej ta mbante larg mjediseve të elitës amerikane dhe e këshillonte që shokun e jetës ta zgjidhte mes emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në atë kohë në Amerikë. Ai parandiente se martesa me një amerikan apo ndonjë të huaj tjetër do ta largonte nga prindërit, të afërmit, dhe vendi i saj. Pavarësisht kësaj, Elenii u martua me djalin e një prej familjeve më të pasura në Amerikë, Fordi. Por, kjo martesë i kushtoi artistes shqiptare të hiqte dorë nga bota e artit.
-*Piro Dhame* @NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit