KreuAktualitetiPolici i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Fier, po shkonte për të...

Polici i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Fier, po shkonte për të marrë shërbimin kur u vra nga 23vjeçari i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica.

Polici i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Fier, po shkonte për të marrë shërbimin kur u vra nga 23vjeçari i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica.

Vendi është tronditur nga një vrasje. Novruz Cenalia, banor i fshatit Baltëz, me detyrë polic i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Fier, ishte i veshur me uniformën e Policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin kur u vra nga 23vjeçari i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica, banor i fshatit Sulaj pak metra larg fshatit ku ndodhi krimi.

23-vjeçari është larguar me makinë të cilin më pas e ka braktisur në një lagje afër fshatit. RENEA e FNSH po krehin zonë pasi dyshohet se autori mund të jetë afër ndërsa janë ngritur postblloqe të FNSH-së. Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika bëri thirrje autorit të dorëzohet gjithashtu kërkoi dhe ndihmën e familjarëve të negociojnë për të bindur 23 vjeçarin të dorëzohet.

Panganika deklaron se bëhet fjalë për një vrasje për konflikt të çastit duke rrëzuar pistën e hakmarrjes. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur mësohet se i ati i viktimës, edhe ai polic ka qenë në sallën operative të policisë së Fierit kur është njoftuar për vrasjen e të birit.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit