Thursday, October 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPolicia, e çakorduar!" - Ish- drejtori Gledis Nano: E papranueshme…

Policia, e çakorduar!” – Ish- drejtori Gledis Nano: E papranueshme…

“Policia, e çakorduar!” – Ish- drejtori Gledis Nano: E papranueshme që policia të ndjekë njerëzit me shkop gome…

Ish- drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka folur për menaxhimin e protestës nga ana e policisë.

Nano shfaqi disa kritika, lidhur me shmangien e protokollit në disa raste, ndërkohë që tha se Policia është shfaqur “e çakorduar”.

Biseda në studio: 

Gedis Nano: E kam ndjekur situatën, dua të them se është një situatë pak e komplikuar. Menaxhimi i turmave kërkon angazhim dhe profesionalizëm. Nuk jam dakord me ushtrimin e dhunës, pasi nuk justifikon kërkesat e protestuesve, por duhet të përmend pjesën apo detyrat që ka Policia e Shtetit për menaxhimin e protestave.

Kam parë disa video, nuk dua të jem i prerë, të dal në vendim, pasi duhen parë në kompleksitet, kam vënë re që forcat e policisë kanë patur një lloj çakordimi, apo nuk  kanë qenë aq të organizuar në situatë të tilla. Edhe situata të bën që ndoshta të gabosh në terren, por ne pretendojmë të kemi polici sipas standardeve të BE, e cila është trajnuar nga kolegë të ndryshëm ndërkombëtarë. Nuk mund të pranojmë raste të tilla që kemi parë.

Klodiana Lala: Sot në një nga bankat e nivelit të dytë u ndërhy dhe u desh të vinte policia 10 minuta me vonesë, edhe pse ishin 30 metra nga vendi i ngjarjes. Ditën e djeshme ishte te Katedralja policia, u desh 15 minuta të ndërhynte. Ose po zbaton një skenar ose ka paaftësi. Ju si ish drejtues policia si e keni parë?  Tani ishte shtet-rrethim përshembull, por kjo nuk ndodhi dje.  Ngjante si polici që përdoret nga politika, për ti dhënë shkak Ramës të thotë që këta janë vandalët.

Gledis Nano: Nuk duhet të përgjithësojmë protestën e studentëve me protestuesit e dhunshëm. Është e papranueshme që shkatërrohen biznese, që ndoshta ato familje që i kanë krijuar kanë vuajtur dhe kanë investimet atyre.  Shumë më kanë telefonuar dhe më pyesin çfarë të bëjmë.  Policia duhe të zbatojë një standard të caktuar.

Klodiana Lala: Policia është përdorur si mish për top. Ju jeni një nga të hedhurit në rrugë sepse nuk i pëlqyet kryeministrit. Duhet të thoni që kemi polici të shkatërruar.

Gledis Nano: Në videot që kam parë, nuk e pranoj dot që policia të prishë protokollin. Po kemi një “riot unit”, që janë FNSH, të dedikuara dhe trajnuara, që menaxhojnë aktivitete nga ato kulturore te protestat e dhunshme. Nuk e pranoj dot që një grup punonjësish policie të prishin protokollin dhe të ndjekin njerëz me shkop në dorë, nuk të lënë shije të mirë profesionale.

Nuk mund të përgjithësojmë dot të gjithë punën e policisë së shtetit. Këta persona duhen analizuar, disa edhe janë pezulluar. Pse nuk ndërhyn policia? Në kushtet që jam sot nuk e them dot nëse është versioni një apo dy. A ka detyrim policia të marrë informacion para se te ndodhin këto aktivitete? A e kishte? Nuk e di.

Andi Tela: Po jua vini fajin drejtuesve. Ju po të ishit drejtor, si do të silleshit?

Gledis Nano: Nuk bëra asnjë fajtor drejtues policie, por thashë nëse ka raste specifike ku policia ka treguar mungesë profesionalizmi, shpërdorim detyre, këta punonjës policie duhet të mbajnë përgjegjësi.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments