KreuAktualitetiPolicia Korçë: Kontrolle në të gjitha akset e qarkut me dronë, radarë...

Policia Korçë: Kontrolle në të gjitha akset e qarkut me dronë, radarë dhe makina inteligjente, për të parandaluar aksidentet

Policia Rrugore e Korçës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut me dronë, radarë dhe makina inteligjente, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun gjatë sezonit veror.

Gjatë periudhës 29 korrik – 5 gusht 2026, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu, janë vendosur 820 masa administrative, mes tyre 233 për parakalime të gabuara, 198 për ndalim të gabuar, 32 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 31 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 49 për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha, 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe 266 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me përdorimin e teknologjisë bashkëkohore, për rritjen e sigurisë rrugore.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit