Wednesday, July 8, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPolicia pajiset me motorë të rinj, me paratë e pasurive të konfiskuara...

Policia pajiset me motorë të rinj, me paratë e pasurive të konfiskuara nëpër Shqipëri

Policia pajiset me motorë të rinj, me paratë e pasurive të konfiskuara nëpër Shqipëri
Sot, disa dhjetëra motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u janë dorëzuar dhe do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale “Shqiponja”.

Investimi është financuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, përmes të ardhurave të krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara nga aktiviteti kriminal.

Për ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari ky investim është një dëshmi konkrete e mënyrës se si shteti i rikthen shoqërisë pasuritë e përfituara nga krimi.

Sot është një ditë e mirë për Policinë e Shtetit. Jo vetëm sepse flotës së saj i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja që do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat ‘Shqiponja’, por sepse këto mjete përfaqësojnë një vizion të qartë të qeverisë sonë në luftën kundër krimit”, tha ai. Sipas ministrit Lamallari, goditja e bazës ekonomike të grupeve kriminale mbetet një nga instrumentet më efektive në luftën kundër krimit.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments