Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPrishtinë_ Përfundon "Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare,"

Prishtinë_ Përfundon “Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare,”

Prishtinë_ Përfundon “Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare,”

Rrjetit Global i Bizneseve Shqiptare zhvilloi takimin e rradhës në Prishtinë, ku përveç kontakteve dhe zhvillimit të projekteve të bashkëpunimit midis bizneseve të interesuara në fushat përkatëse, u votua dhe kryesia e re e Bordit Drejtues të Rrjetit Global.

Njoftimi zyrtar pas përfundimit të Kuvendit:

“Të shtunën u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, ku përfaqësues nga disa degë të rrjetit u mblodhën për të zgjedhur kryesinë e re.

Morën pjesë përfaqësues nga degët e Austrisë, Zvicrës, Francës, Italisë, Greqisë, Australisë, Turqisë, Finlandës, Norvegjisë (online), si dhe nga Lugina e Preshevës.
Pas raporteve nga kryetarët dhe diskutimeve e sugjerimeve të pjesëmarrësve rreth funksionimit të organizatës sonë u kalua në votimet e parashikuara në axhendë.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Omer Nura është zgjedhur Kryetar i ri i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, ndërsa Nestor Dede është zgjedhur Sekretari Organizativ i ri.
Kryetari i sapo zgjedhur Z. Omer Nura në fjalën mbyllëse theksoi se mirëpret këdo ka ngurruar deri tani dhe i fton të gjitha Rrjetet shtetërore të ribashkohen edhe ata që kanë pase ngurruar dhe është në dispozicion të gjithesecilit për të tejkaluar problemet e deritanishme dhe të fuqizojmë së bashku Rrjeti Global dhe degët e tij

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe mbështetjen e tyre, dhe i urojmë suksese ekipit të ri drejtues në përpjekjet e tyre për të forcuar rrjetin dhe bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare në mbarë botën”

Rrjeti Shqiptar i Bizneseve në Greqi, falenderon për besimin që drejtuesit e rrjeteve pjesëmarrëse, dhanë për zgjedhjen e z. Nestor Dede në pozicionin e rëndësishëm dhe plotësisht të merituar të Sekretarit të Përgjithshëm Organizativ.
Një përgjegjësi e madhe kjo, por plotësisht e realizueshme kur njeh cilësite organizative dhe ideore të Nestorit.
Kuvendi mbarëkombëtar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në botë tregoi edhe një herë, frymën e bashkëpunimit dhe dëshirën e mdhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Urimet më të mira Kryetarit të sapo zgjedhur Z. Omer Nura! Suksese!

 

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Greqi, Prishtinë Shtator 2024

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments