KreuAktualitetiPresidenti Trump ka zgjedhur Kari Lake, për të drejtuar Zërin e Amerikës.

Presidenti Trump ka zgjedhur Kari Lake, për të drejtuar Zërin e Amerikës.

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump, i cili merr zyrtarisht detyrën më 20 janar 2025, tha se kishte zgjedhur Kari Lake, për të drejtuar Zërin e Amerikës.

Trump bëri të ditur në një postim se Lake do të “siguronte që vlerat liridashëse të Amerikës të transmetohen në mbarë botën në mënyrë të drejtë dhe të saktë, në krahasim me gënjeshtrat e përhapura nga mediat e lajmeve të rreme”.

Lake, një mbështetëse e vendosur e Trump, humbi garën e saj për guvernator në Arizona në vitin 2022. Lake nuk arriti të fitonte një vend në Senatin amerikan në zgjedhjet e zhvilluara muajin e kaluar

Lake ka qenë spikere e lajmeve televizive në Phoenix për gati tre dekada, derisa u largua në 2021 pasi bëri një sërë deklaratash të diskutueshme në mediat sociale, duke përfshirë ndarjen e dezinformatave të Covid-19 gjatë pandemisë

Trump e konsideronte atë si kandidate për zëvendëspresidente përpara se të zgjidhte JD Vance. Në të kaluarën, Trump ka qenë një kritik i ashpër i Zërit të Amerikës, duke përfshirë vitin 2020 duke thënë se “gjërat që ata thonë janë të neveritshme për vendin tonë”.

Zëri i Amerikës u themelua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe statuti i tij i Kongresit, kërkon që ai të prezantojë lajme dhe informacione të pavarura për audiencën ndërkombëtare.

Me marrjen e detyrës në janar 2021, administrata e presidentit Joe Biden hoqi me shpejtësi një numër zyrtarësh të lartë të lidhur me Trump nga Zëri i Amerikës dhe pozicionet e lidhura me të.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit