Primaret në PD/ Kush do të jetë pjesë e listës së sigurtë të kandidatëve për deputetë?
Ashtu siç e parashikon statuti, Partia Demokratike pritet që shumë shpejt të nisë Primaret për të përzgjedhur kandidatët për deputetët për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ende nuk ka një datë konkrete se kur do të nisë, por jo të gjithë janë dakord me këtë proces, pasi ka nga ata që mendojnë se përçahet partia dhe do të shtojë pakënaqësitë.
Gjithsesi, Sali Berisha ka garantuar se Primaret do të do zhvillohen në zbatim të statutit të Partisë Demokratike.
Por, ende mbeten shumë pikëyetje, ku një prej tyre pështë se kush do të renditet në pjesën e sigurtë të listës së kandidatëve për deputetë.
Sipas Kodit Zgjedhor të miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, partirë këtë herë do të kenë mundësinë të rendisin 187 emra, nga të cilët 140 do jenë në listën e hapur dhe pjesa tjetër në listat e mbyllura në të 12 qarqet.(Boldnews)
@NewsIn.Al
