HomeAktualitetiPrindërve.../ Shkruar nga Zhuljana Jorganxhi

Prindërve…/ Shkruar nga Zhuljana Jorganxhi

 Zhuljana Jorganxhi

Pse s’u gëzova me ta më shumë
kur të gjithë i kisha kaq pranë?!
Ca fjalë trokasin dhe në gjumë:
“Bëj nderin tjetrit sa është gjallë!”

Ata më ikën një nga një…
I mori Zoti kur nuk e prisja.
Dikur mërzitesha për asgjë
kur lumturinë pranë e kisha!

Pse s’u gëzova me ta më shumë?!
Pa gjumë kjo brengë tani më lë.
Sado penduar të jem unë
nuk vlen asgjë, nuk vlen asgjë!

25 tetor 2021
Shkruar nga Zhuljana Jorganxhi

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments